İnsanların en hayırlısı insanlara faydalı olandır. Hoşgeldiniz, 28 Nisan 2024
Beğen 2
Ana Sayfa » İlahi Sözleri » Musli Musliu-Ezani I Pambaruar İlahi Sözleri

Musli Musliu-Ezani I Pambaruar İlahi Sözleri

Musli Musliu-Ezani I Pambaruar Sözleri – Musli Musliu-Ezani I Pambaruar İlahisini Dinle – Musli Musliu-Ezani I Pambaruar İlahi Sözleri

Musli Musliu kaleminden yazılan Musli Musliu-Ezani I Pambaruar İlahisinin Sözlerine aşağıdan okuyabilirsiniz.

Musli Musliu-Ezani I Pambaruar Sözleri – Musli Musliu-Ezani I Pambaruar İlahisinin Sözleri

 

Agoi ditë e re n’qytetin e vjetër
Por kjo ditë që erdhi është si asnjë tjetër
Ndaloi muhabeti n’qytet e pazar
Se mbetën pa fjalë blerës edhe tregtarë
Një ezan i bukur n’xhaminë e Profetit
Mbas tri vjet’sh ia dridh zemrat krejt qytetit
Blerësi edhe shitësi u ndien njësoj
Se ky zë i njohur zemrat përmalloi
Ky zë përmalloi edhe gur’t e malit
Sërish në Medine ezani i Bilalit
Kujtimet i kthejnë tri vjet zemrat mbas
Zani i Bilalit i thërret në namaz
E mbas këtij ezani, kush na del imam
Përveç Pejgamberit alejhis-selam
Rrugët e Medinës u lagën me lotë
Mbas këtij muezini, imam kush është sot?

Ah çka paska ndodhur n’Medinën e Ndritshme
Për njerëzit e saj ishte e papritshme
Hazreti Bilali kur ndërroi jetë Profeti
Ndjeu aq pikëllim, iku nga qyteti
Tri vjet jetoi larg muezini i parë
Tri vjet me Medinën larg por i pandarë
Mbas tri vjetësh sytë si dy kroje rrodhën
Pranë gruas së tij ah lotët i dolën
Ç’ke Bilal – i tha – që po qan kaq shumë?
Pse lotët e tu sot rridhkan lumë?
Mezi midis lotësh përgjigja i doli
E duke dënesur gruas s’tij i foli
Profeti i dashur n’andërr më takoi
Në Medine m’thirri ta vizitojë
Nga fjalët e tij zemra forcën mbajti
Hazreti Bilali në Medine vajti
Me shokët e zemrës sërish u takua
Ta këndojë ezanin sërish iu kërkua

Ebu Bekri i dashur, i pari i shokëve
Shoqëruesi besnik i Mëshirës së Botëve
I tha – o Bilal – o i dashur vëlla
Na e kujto kohën hana kur u nda
Njësoj e luti I drejti Omer
Na e thirr Ezanin sot sikur atëherë
Ah vllezërit e mi, Bilali iu tha
Zemra do t’këndojë, po trupi forcë s’ka
Hasani, Husejni – nipërit e Profetit
Zotrinjtë e dynjasë dhe të ahiretit
Bilalin takuan dhe e përqafuan
E të njëjtë gjë nga ai e kërkuan
Malli na ka marrë për kohën e vjetër
Për ditët që s’vijnë n’botë asnjëherë tjetër
Në të njëjtin vend u ndal dhe njëherë
Mbas tri vitesh tha Allahu Ekber
Dhe i gjithë qyteti u ngri e u step
A është me Bilalin i dashuri Profet?
Dhe nga mallëngjimi ezanin e ndali
Kush bëhet imam kur na thërret Bilali?
S’i mundet Bilali t’mbarojë këtë ezan
Mbas të cilit dihet kush ka dalë imam?!
Alejhis-selam!

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.

Yorum Yaz